Reperi i njohur i labelit “PINT”, MC Kresha, i ka dhënë dje fund beqarisë.
Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me Erzina Shehun, e cila është menaxhere e brendit “Zara” në Kosovë.
Dasma e tyre është mbajtur në Prishtinë, dhe për celebrimin e tyre është kujdesur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Martohen MC Kresha Erzina Shehu (Foto: Instagram)
Megjithëse të ftuar kanë qenë një numër i vogël, një rreth shumë i ngushtë i çiftit të cilët kanë dëshiruar ta mbajnë çdo gjë private – prapëseprapë kishte mjaft të ftuar fytyra publike.
Lyrical Son, Lumi B, Ledir Vula, Gjiko dhe Elita Rudi, Big Bang Beats, janë vetëm disa nga personazhet VIP që nuk munguan në këtë mbrëmje.
Ata janë kujdesur që në një mbrëmje si kjo të duken bukur dhe me klas, në dasmën e kolegut të tyre.
Disa imazhe që tregojnë se si janë dukr yjet në dasmën e MC Kreshës. /Telegrafi/
Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa Krasniqi (Foto: Instagram)
Lumi B (Foto: Instagram)
Ledri Vula (Foto: Instagram)
Elita Rudi (Foto: Instagram)
Gjiko (Foto: Instagram)
Big Bang Beats me bashkëshorten, Blerina Bokshi