Georgina Rodriguez tregoi orën që partneri i saj prej shumë vitesh, Cristiano Ronaldo, i dhuroi për ditëlindjen e saj të 30-të.
Ajo falënderoi miqtë dhe familjen e saj për dhuratat në rrjetet sociale, e veçanërisht yllin e futbollit.
“Faleminderit dashuria ime”, shkroi Rodriguez në InstaStory me një foto të një ore me diamant.
Foto: Screenshot/Instagram
Dhurata e Ronaldos dhe ora e Georginas ishin edhe tema e emisionit “Aruser@s” në La Sexta, ku prezantuesi Alfonso Arus tha me shaka se dukej si një “lodër tipike”.
Meqë ra fjala, bëhet fjalë për një model ore nga “Jacob&Co”, një dyqan bizhuterish me qendër në New York, i njohur në mesin e reperëve dhe yjeve të sportit amerikan.
Kjo dhuratë siç thuhet i kushtoi Ronaldos rreth 100 mijë dollarë.
Modelja e famshme festoi ditëlindjen e 30-të së bashku me familjen dhe miqtë në ishujt Maldive.
Ajo dhe Cristiano janë bashkë prej shumë vitesh, ndërsa kanë edhe dy fëmijë.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.