Dukagjin Lipa takohet me DiCaprion: Me një nga djemtë më të mirë në planet

Ai shumë shpesh takohet me personazhe të famshme botërore, shkruan lajmi.net.

 

Së fundi ai është takuar me aktorin e njohur, Leonardo DiCprio.

Ai ka ndarë imazhe bashkë me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram ku edhe ka treguar se takimi ka ndodhur gjatë festave të fundvitit.

‘Duke festuar 2022 me një nga djemtë më të mirë në planet’, shkruhet në postimin e Lipës.

Dua Lipa së bashku me Dukagjinin dhe familjen kanë kaluar festën së bashku në ishujt Karaibe.

Ndërsa Dua së fundi është përfolur shumë për ndarjen nga ish i dashuri, modeli i njohur, Anwar Hadidi./Lajmi.net/