“Duhet t’i marrim shembull ata”, Slot lavdëron Real Madridin para takimit në Ligën e Kampionëve

2YFY6KN Arne Slot manager celebrates the win with the fans during the UEFA Champions League, League Stage match Liverpool vs Bayer 04 Leverkusen at Anfield, Liverpool, United Kingdom, 5th November 2024 (Photo by Gareth Evans/News Images)

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, nuk hezitoi për të lavdëruar Real Madridin para takimit të tyre në Ligën e Kampionëve.

“Real Madridi ka më shumë ‘aura’ se të tjerat? Ata ndoshta kanë. Nuk mund të flas për të gjitha ekipet me të cilat jam ballafaquar”.

“E kam thënë tek klubet e kaluara gjatë tërë kohës se duhet të ndjekim shembullin e Real Madridit pasi ata gjithmonë gjejnë një rrugë për të fituar”.

“Ne mund të marrim shembull nga Real Madridi, ata gjejnë mënyra të ndryshme për të fituar. Edhe nëse mund të jemi me fat dhe të avancojmë me 1 ose 2 gola, por unë mendoj se të gjithë e ndjejmë se Real Madridi mund të rikthehet”.

Real Madridi është ballafaquar në tetë raste me Liverpoolin dhe kanë një rekord shumë më të mirë, pasi ‘Los Blancos’ i kanë fituar shtatë prej tyre teksa një ka përfunduar baras.

Hera e fundit kur Real Madridi u takua me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve ishte dy vite më parë, me gjigantin spanjoll që kishte triumfuar me rezultat 5-2.

“Nuk e di kemi luajtur ndaj Real Madridit shumë herë. Mendoj se e kam përdorur atë ndeshje (5-2) si një shembull për ekipin tim tek Feyenoordi sepse Real Madridi gjithmonë gjen një mënyrë”.

“Kjo është ajo që i bën të veçantë. Kjo është ajo që i bën ata klubin më të mirë në botë në 5-10 vitet e fundit”, përfundoi Slot.