Duhet hapur rruga për gjeneratat e reja në politikën shqiptare në Maqedoni

Pr.Dr.Nazmi Maliqi

PËRSE POLITIKANËVE SHQIPTARË QË ME
SHUMË VITE ISHIN NË PUSHTET – U MUNGON VLERA E KËRKIM FALJES PËR GABIMET DHE POLITIKAT PROBLEMATIKE

PSE NDËR NE KJO KOHË KA ARDHË QË NJI E ZEZË ME U THIRRË E BARDHË” ( Gjergj Fishta)

Duke pasur parasysh se partitë tona shqiptare në Republikën e Maqedonisë së veriut, kanë përcaktime të njejta programore sa i përket çështjes kombëtare, pa arsye krijohet mosdurim ndërshqiptar dhe pa arsye partive iu mungon një Marrëveshje për kodeksin e sjelljes së tyre, gjat fushtave zgjedhore dhe gjat procedures zjedhore. Ne shqiptarët kemi nevojë për kultivimin e pluralizmit politik shumëpartiak, duke i respektuar kodekset e mirëkuptimit dhe konkurencës reale, kodekse të cilat burojnë edhe nga kultura jonë shqiptare, nga se janë edhe vlera demokratike dhe civilizuese.

Gjenerata e re e politikanëve – Involvimi i të rinjve shqiptar në politikë, do të pengojë servilitetin politik, do të favorizojë konkurencën shumëpartiake dhe do të jetë nxitje për krijimin e klasës së re politike ndër shqiptarët. Ekziston edhe një dilemë tjetër se cilat janë vlerat nacionale të shqiptarëve dhe sa respektohen ato vlera nga vetë ne shqiptarët, dhe sa injorohen vetë elitat politike në mes veti.
Nuk ka nevojë të humbet kohë në retorika ideologjike të rrejshme pajtimi. Çdo subjekt politik shqiptar prej 30 vitesh, i kanë pasur platforma zgjedhore, ajo që është e diskutueshme sot për konceptin politikan modern, atë që provojmë të bëjmë ne sot, të tjerët e kan bërë shumë më herët, andaj edhe gjeli i tyre ka kënduar më herët. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që ne tash duhet të dëshpërohemi dhe duhet të vuajmë për atë që e kemi humbur. Mund të konstatohet se lëshimet dhe dobësitë në punën organizative, devalvuan synimet e përcaktimeve programore të subjektit politik shqiptar.
Shqiptarët kanë nevojë të pakontestueshme, për mardhënie të relaksuara në mes veti. Mandej shqiptarët në organizimin politik të tyre, nuk kanë nevojë të jenë rob të retorikave parazgjedhore të pandershme, të padobishme, që ngulfatin konkurencën dhe ambientin plural politik, nëse maqedonasit konkuruan në të gjitha zgjedhjet që u organizuan këtyre njëzet viteve të fundit me më shumë se pesë parti, atëherë pse mos të jetë normale dalja e shqiptarëve në konkurencë me dy apo tri parti. Shmangia nga marrëveshjet partiake falco, është e domosdoshme sepse tentohet edhe më tej të legjitimohen struktura politike të kriminalizuara, sepse pastaj shumë vështirë, mund të zbriten nga skena politike.
Partitë politike shqiptare, duhet të orientohen në projekte funksionale, në ndarjen e të drejtave dhe përgjegjësive me partitë politike maqedonase, në kthimin e shtetit në binar normal. Çfarë thirrje bajate dhe demagogjike, te ftohen zgjedhësit shqiptarë për gjoja kryeministrin e parë shqiptarë. Njerëzit përgjegjës, udhëheqës te partive politike, energjinë e tyre e konsumojnë pa asnjë arsye të veçantë, për komunikim përmes tezave te patriotizmit sezonal, varësisht prej situatave duke profilizuar patriotizëm të panevojshëm me ç’rast anashkalohen projektet, që krijojnë një konkurrencë më të bindshme, për mirëqenie, për edukim ligjor dhe edukim fetar.
Parashtrohet pyetja pse gëzohen kur gjoja humbin të tjerët, nëse janë humbës të përbashkët. Është shqetësuese përse projektet konkurruese përjashtohen me vite si vlerë për konkurrencë politike, ekonomike, arsimore, të ambientit jetësor, kultura fiskale shtetërore, kundër dukurive devijuese, etj. Shpëtimi i vetëm i Republikës së Maqedonisë, për të mbetur si shtet stabil është përafrimi më i bindshëm drejt rregullave dhe porosive të BE-së dhe NATO-s.
Parashtrohet një dilemë hulumtuese. Çka sollën përgjimet e funksionarëve shqiptarë dhe maqedonas në këto 10 vitet e kaluara? Edhe pse ato përgjime noshta edhe ishin kundërligjore, por megjithatë, nëse analizohen se çka bisedonin elita e BDI-së, kryetari, kryetarët e komunave, ministrat dhe funksionarët e tjerë, në asnjë bisedë të përgjuar nuk bëhet fjalë për interesin e qytetarëve.

Pse shqiptarët e Tetovës, Kumanovës, Gostivarit, Strugës dhe te qyteteve të tjera nga kreu politik i BDI-së u quajtën me emra nënçmues?!

Asnjë bisedë nuk kishte të bëjë me të drejtat e shqiptarëve, me edukatën ligjore dhe edukatën fetare, të kodit etik në politikëbërje. Bisedohej për interesa të tepërta personale dhe familjare, në momente edhe biseda që e dëmtojnë edhe etikën morale qytetare. Nga shkelja e ligjeve përmes përgjimeve dhe rasteve të montuara politike, gjithmonë shqiptarët ishin fajtor kujdestar. Në mënyrë të këtillë të vrazhdë dhe jo ligjore në të shumtën e rasteve viktima ishin shqiptarët. Shembuj të praktikave të këqija, për fat të keq ndodhin edhe pas vitit 2001, edhe pas nënshkrimit të një dokumenti të pajtimit, siç është “Marrëveshja Kornizë e Ohrit”. Kishte montime të ndryshme, inskenime të ndryshme që përfunduan me vrasje, burgosje, tortura edhe para anëtarëve të familjes. Pjesë e këtyre veprimeve së bashku me VMRO-DPMNE dhe LSDM ishin edhe dy partitë politike shqiptare BDI dhe PDSH.”

Si ndodhi partiakët e BDI-së të Kumanovës, të bëhen aq harrestar. Pse lejuan të nënçmohen, të shkojnë në Tetovës të mbajnë kuvendim me struktuara e larta të BDI-së, për zgjedhjen e kryetarit të Degës të BDI-së të Kumanovës, që pas kuvendit ndodhi edhe tragjedi, ndodhi vrasje.
Disa vite më parë, poashtu me kurtha të mbrendshme mbrenda BDI-së, ndodhi vrasja e e komandat Shqiponjës, për arsye se ka munguar kafja e pajtimit e kreut të BDI-së.
Me vite, por edhe në këto 20 vitet e fundit “elitat “ politike pushtetare shqiptare në Maqedoni, u janë dorëzuar kurtheve famëkeqe të korrupsionit, pasurimit të paligjshëm, përgjimit dhe të kushtëzimeve të mbrapshta të natyrave të ndryshme. Qytetarët e Maqedonisë mbeten peng të krimit të organizuar, pasi partitë politike janë të përfshirë në mosrespektimin e ligjeve dhe Kushtetutës. Pastaj ka një numër të mangësive dhe parregullsive në funksionimin e shtetit në këtë kohë, që do të thotë se qytetarët nuk meritojnë të jenë robër të politikës joparimore dhe jofunksionale, sepse ne tashmë jetojmë në rrethana të tilla dhe se durimi i qytetarëve një ditë mund të humbasë.

MBETI DILEMA E PA SQARUAR PËR VRASJET E 12 MAJIT 2010

Do të ishte tepër e rrezikshme për çdo vend, nëse shërbimet e sigurisë nuk i raportojnë Parlamentit, që është ura lidhëse me qytetarët si shtëpi e legjislativit. Pse mungoi etika profesionale dhe morale e partive politike shqiptare, deputetëve të partive politike shqiptare ( që kishin mandatin e deputetit në vitin 2010), për kërkimin e informacionit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, që të kërkonin llogaridhënje për këtë ngjarje shumë të dhimbshme.

Mbeti dilema e pa sqaruar për vrasjet e 12 Majit 2010, afër Radushës, rrethinë e Shkupit. Me komandant Harunin, lider i Partisë Alternativa kombëtare, u vranë edhe tre shqiptarë, shokët e tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni. Vrasja apo likuidimi ndodhi afër Radushës, ishte një kurth për eliminimin politik dhe për likuidimin fizik të kuadrove për shak të bindjeve të ndryshme politike. Kush ishin bashkëvrasësit??? Mbeten dilema. Vrasja tinëzare e komandant Kushtrimit, Harun Aliut, me shokët, ishte akt kriminel shtetëror kundër njerëzimit. Me keqardhje mund të konstatohet, se i gjithë ky intervenim policor i Qeverisë së Maqedonisë ishte jashtë kornizave ligjore, obligimeve shtetërore që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut. Me të drejt ishte konstatimi i shume ekspertëve, se qëllimi i këtij akcioni policor qeveritar, nuk ishte që këta qytetar t’i sjellen para ligjit dhe gjyqeve, por qëllimi ishte kurdisja e kurthës për likuidim e tyre.

Pse Mungoi kontrolli dhe mbikëqyrja parlamentare e deputeteve shqiptare nga strukturat e pushtetit në Parlamentin e Maqedonise për rastin e Kumanovës më 9 dhe 10 maj 2015

Mungoi kontrolli dhe mbikëqyrja parlamentare në situatat të jashtëzakonshme siç ishte rasti i Kumanovës më 9 dhe 10 maj 2015 Për fat të keq, në vendin tonë ekziston kuazi-nacionalizmi, politikat e sëmura, shkeljet drejtave të njeriut brenda-maqedonase dhe brenda-shqiptare; jotoleranca brenda partiake dhe brenda partisë; përgjimi i paligjshëm, nepotizmi, administrata dhe gjyqësori partiak i partizuar; korrupsioni ose mungesa e moralit të shfaqur nga personat dhe “elita “ politike. “Elita” politike e trajton shtetin pothuajse si një kompani të tyre private.
Gjatë intervenimit policor në Kumanovë (9 maj 2015) duke pasur parasysh përplasjen e përgjakshme që ndodhi me humbjen e jetëve njerëzore si dhe shumë njerëz të plagosur, gjë që u deklarua për të gjithë, si zonë e rrezikshme. Beteja u zhvilluan me përdorimin e granatave, të shtënave, përleshje të ashpra midis pjesëtarëve të policisë dhe grupit të armatosur. Banorët e periferisë ku ndodhi konflikti, u lanë në pozitë të mjeruar në shtëpitë e tyre. Në këto rrethana, politikanët, njerëzit me ndikim politik, me ndikimin e partisë në pushtet, përkatësisht VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së, duhet të kuptojnë, se më së miri do të ishte shmangia e këtyre eksperimenteve dhe skenarëve, të cilat mund të kishin destabilizim me efekt antinjerëzor.
Mungoi etika profesionale dhe morale e deputetëve shqiptarë të BDI-së për kërkimin e informacionit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës për ngjarjet e Kumanovës (9 dhe 11 maj 2015) Me rastin e dhimbshëm dhe të turpshëm të partive politike parlamentare, veçmas për Bashkimin Demokratik për Integrim e cila më tepër kishin sqarime të papërgjegjshme, u mungoi vetëdija profesionale, u mungoi ndërgjegjja humane, që përmes vijës zyrtare të kërkojnë informacion nga Strukturat e sigurisë së Republikën e Maqedonisë, siç ndodhi rasti i Kumanovës. Cila ishte përgjegjësia e grupit parlamentar të BDI-së dhe trupi koordinues që u shndërruan në gjumë dimëror, pa interesim parlamentar, pa i shfrytëzuar mekanizmat zyrtarë parlamentar për dhënien e informacioneve pse nuk funksionoi veprimi parandalues për zgjidhjen dhe tejkalimin e situatës që u shndërrua në konflikt me humbje të madhe në njerëz nga dy palët.

A do të pengohen skenaret antishqipatre për boshatisjen e trojeve shqiptare ?!

Nëse bëhet një regjistrim valid për emigrimet shqiptare në njëzet vitet e fundit, do të vërtetohet, do arrihet te një e dhënë e dhimbëshme, se populli shqiptar në trojet e veta etnike, ballafaqohet me një boshatisje të tmerrshme të vendbanimeve shqiptare. Do të verifikohet një psikologji e tmerrshme edhe nga vetë ne shqiptaret, sikur se kjo tokë shqiptare nuk paska vend për të gjithë shqiptarët. Politikanët, ekonomistët, intelektualët të profileve të ndryshme, apo ata të cilët kanë obligimin dhe përgjegjësinë të udhëheqin, duhet t’ingacmojë ndërgjegjëja, pse në këto dhjetë viet e fundit nuk bënë diç më shumë për evitimin e këtyre shpërnguljeve të pakthimta shqiptare. Në Repulikën e Maqedonisë si asnjëherë më parë, bëhet largimi i qetë i shqiptarëve i të gjitha moshave për në vende të ndryshme të botës.
Ky largim organizohet apo ndihmohet edhe nga matrapaz shqiptar, me viza dhe pa viza, si azilkërkues apo me forma të tjera, dhe me qëllim janë bashkëkrijues të fateve të ndarjeve të familjeve shqiptare dhe krijimin e dhimbjeve me shumë të panjohura.
Kjo dukuri edhe pse nxitet nga sytruktura të caktuara shtetërore, megjithatë fajsinë për këtë tragjedi kombëtare e bartë subjekti politik shqiptar. Në këso rrethanash, të kota janë zhurmët dhe llomotitjet politike (partiake), sesi do të bëhet reforma me kryeministrin e parae shqiptare, nëse nuk pengohet kjo dukuri aq dhimbshme dhe aq shumë që e demton çeshtjen shqipatre. Atë që nëpër shekuj, nuk arriti ta realizojë politika serbo-sllave me elaboratet e famshme të tyre për shpërnguljen e shqiptarëve, tani asesi nuk guxon të ndodhë kjo dukuri emigrimi aq shumë e damshme për popullin shqiptar.
Me këtë dukuri të shpënguljes, ndërgjegja kombëtare është në pikëpyetje të madhe. Ata që bëjnë sehir dhe pazarllëqe për interesa personale në boshatisjen e tokave shqipatre, mallkimi do t’i përcjell si hije ngado që lëvizin. Do t‘i përcjell mallkimi i Ram Bllacës, Ramiz Cërnicës, Atulla Hoxhës Shkupit, Mulla Idriz Velikicës, dhe mallkimi i atdhetarëve të tjerë. Atdhedashës të cilët sakrifikuan gjithçka për pengimin e kësaj hije të zezë, për shpërnguljen e shqiptarëve, gjatë periudhave të dhimbëshme të pastrimeve etnike që bëheshin në kohërat e tyre. Për fatë të keq edhe në kohërat e tashme, nuk dihet se ku të shpiejnë rrugët në dhe nga Balkani, por eshtë njerëzore që çdo shqiptar të përkujtojë dhe të përcjellë porosinë e Faik Konicës “eshtrat e shqiptarit duhet të pushojnë në tokën e amshueshme shqiptare”.