Dueli Messi – Ronaldo do të ndodh sërish, caktohet muaji i takimit midis Inter Miamit dhe Al Nassr

Dy rivalët e vjetër të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi do të kenë mundësinë të takohen të paktën edhe një herë si kundërshtar në fushë.

Është konfirmuar ndeshja miqësore mes Al Nassr dhe Inter Miamit, njoftojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net.

Data nuk është caktuar ende, megjithatë kjo përballje do të luhet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar Turki Al-Sheikh, kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite.

Ballafaqimi mes Messit dhe Ronaldos është cilësuar si “kërcimi i fundit” mes dy ikonave të futbollit.

Hera e fundit që Cristiano dhe Leo u takuan në fushë ishte në një miqësore mes PSG dhe Al Nassr.

Kamponët e shumëfishtë francez fituan në fund 5:4 në atë sfidë kontrolluese.