Manchester City dhe Liverpooli janë vënë pas mesfushorit të talentuar të Barcelonës, Gavi.
Sipas asaj që raporton The Sun, të dyja skuadrat janë duke e monitoruar nga afër lojtarin i cili bëri performanca fantastike këtë sezon me “blaugranat”.
Sipas po të njëjtit burim, klauzola e lojtarit pritet të dyfishohet nga 42 milionë në 80 të tillë.
Që të mos u bie të paguajnë më shumë sesa tash, të dyja palët po tentojnë që ta bindin lojtarin dhe ta kryejnë transferimin e tij sa më shpejt që është e mundur.




