“Duam luftë”, protestuesit serbë provokojnë policinë (VIDEO)

Protestuesit serbë të cilët janë duke qëndruar në Jarinjë kanë provokuar Njësinë Speciale me fjalët “duam luftë”, gjatë ndërrimit që e bëjnë këta të fundit.

Përveç fjalëve provokuese të cilët protestuesit i kanë lëshuar në drejtim të policisë, aty është dëgjuar edhe muzikë nacionaliste serbe, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që njësitet speciale të Kosovës provokohen nga serbët protestues, por sjellja e zyrtarëve policorë ka qenë profesionale duke mos rënë pre e provokimeve të tyre.