Dua sjell pamje nga festa për ditëlindjen e të dashurit, i dedikon fjalë dashurie

Anwar Hadid dje festoi ditëlindjen, duke pranuar urim me fjalët më të bukura nga e dashura, Dua Lipa.

Në mbrëmje, çifti festuan bashkë, ndërsa nuk hezituan të ndajnë një moment nga ajo mbrëmje bashkë me ndjekësit.

Dua publikoi një video, ku shfaqet duke i dhuruar një puthje Anwarit, ndërsa shkruan “Dashuria ime”.

Për ndryshe, Dua Lipa po shijon suksesin e albumit “Future Nostalgia”, ndërsa datat e turneut ende kanë mbetur pezull.