Pendarovski: Ligji për mbrojtje nga diskriminimi të jetë në listën e prioriteteve të miratimit të përbërjes së ardhshme parlamentare

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti në takim organizatorët e manifestimit “Shkupi Prajd”, i cili këtë vit për shkak të pandemisë së KOVID-19 po mbahet virtualisht në periudhën 20-30 qershor.

Siç bënë të ditur nga kabineti i presidentit, përfaqësuesit e organizatave qytetare të cilat punojnë në “Shkupi Prajd” e informuan Pendarovskin për aktivitetet e planifikuara të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes publike, biseda për temat kyçe, si dhe aktivitete muzikore dhe kulturore të cilat e festojnë diversitetin. Presidenti Pendarovski, bëhet e ditur në kumtesë, i përshëndeti aktivitetet e të gjithë organizatave dhe aktivistëve të cilët punojnë për avancimin e të drejtave të bashkësisë LGBTI dhe të gjitha bashkësitë e margjinalizuara me qëllim të dukshmërisë së tyre më të madhe në shoqëri dhe realizimin e të drejtave të tyre themelore.

Në takim, bëhet e ditur, gjithashtu është biseduar edhe për hapat tjerë të cilët nevojiten me qëllim të avancimit të gjendjes së bashkësisë LGBTI, si ngritja e vetëdijes publike, zbatimi efektiv i ligjeve, veçanërisht për veprat nga hakmarrja, mbrojtja nga diskriminimi dhe mbrojtja e personave të ndjeshëm të cilëve iu nevojitet integrim në shoqëri.

Presidenti Pendarovski, siç qëndron në kumtesë, ka dëshiruar realizim të suksesshëm të “Shkupi Prajd”, duke shtuar se bashkëpunimi mes sektorit qytetar, aktivistëve dhe bashkësisë me institucionet publike është shumë i rëndësishëm sepse shpesh herë përvoja që vjen direkt nga terreni nga sektori qytetar është kyç që të bëhen zgjidhje./MIA