Dua ndan disa momente të veçanta me të dashurin gjersa e uron me rastin e ditëlindjes

I dashuri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, Anwar Hadid, sot feston ditëlindjen.

Kjo datë nuk ka se si të mos jetë e rëndësishme edhe për Duan e cila ka kohë që po e shijon lidhjen e dashurisë me të dhe çifti janë ndër emrat më të komentuar në media.

Në fotot që postojnë shihet se të dy po e shijojnë mjaft shumë romancën.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gjithçka është e mrekullueshme me ty”, ka shkruar ndër të tjera Dua në urimin e ditëlindjes për të dashurin e saj Anwar.