Pak ditë më parë, Dua Lipa ka pasur një incident në një koncert.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është rrëzuar në skenë gjatë një performance në koncertin e saj në Itali, shkruan lajmi.net.
Ngjarja ka ndodhur në Milani, dhe është shpërndarë nga të pranishmit por edhe nga mediat italiane.
Në videon e shpërndarë, Dua shihet të çuar në këmbë shumë shpejt dhe ka vazhduar koncertin e saj, duke u paraqitur sikur nuk ka ndodhur asgjë.
E sot ajo ka publikuar këtë video në storjen e saj në ‘Instagram’, ku edhe më pas ka paraqitur edhe gjendjen e gjunjëve të saj.
Gjunjët e Duas janë mavijosur nga rrëzimi, por që lëndime më të mëdha nuk ka pësuar.
Ndryshe, Dua po vazhdon të mbajë koncertet e saj.