Dua Lipa renditet në top 5 të “Billboard Hot 100” me albumin e ri ‘Future Nostalgia’

Për dallim për prej shumë artistëve që kanë shtyrë datat e projekteve të reja, Dua Lipa e publikoi më herët se që e kishte paralajmëruar albumin “Future Nostalgia”.

Këngëtarja, vendosi ta publikojë albumin më 27 mars, pasi filloi të qarkullonte ilegalisht në disa platforma muzikore.

Tashmë këngëtarja po shënon sukseset e para me “Future Nostalgia”, ajo është renditur e katërta në tabelën e “Billboard Hot 100”.

Sa i përket projekteve muzikore, kënga “Don’t Start Now” vazhdon të qëndrojë në maje të tabelave, ajo mban numrin e tretë në këtë tabelë.

Në albumin e Dua Lipës, krahas projektit të lartpërmendur është edhe “Break my heart”, e cila u rendit e 21-ta në tabelën e “Billboard Hot 100”.