Dua Lipa publikon këngën e re “Love Again” këtë të premte

Dua Lipa është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme të momentit në botën e muzikës ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Ajo nuk e ka ndalur punën me projekte muzikore e cila tash e disa muaj qëndron në top listat botërore me albumin “Future Nostalgia” duket se nuk po mjaftohet me kaq.

Përmes një fotografie të postuar në Instagramin personal ajo ka zbuluar se po vjen me një këngë të re.

Dua publikon këtë të premte (4 qershor) këngën e re me titull “Love Again” dhe për videoklipin e këngës ka vendosur të shndërrohet në ‘palaço’.

 

Ajo ishte e veshur me një këmishë të bardhë dhe një kapele të zezë por grimi i saj i çuditshëm është ajo çfarë morri vëmendjen e ndjekësve.

Dua duket si një palaço seksi në fotografinë prezantuese të klipit të ri muzikor, teksa edhe pranoi 1 milion pëlqime brenda orës së parë të postimit dhe dhjetëra mijëra komente.