Dua Lipa publikon imazhe nga prapaskenat e klipit muzikor të “Love Again”

Një ndër këngëtaret më të famshme botërisht është Dua Lipa e cila nuk ka të ndalur me projekte muzikore, shkruan lajmi.net.

Para pak kohësh Dua bëri të ditur se projekti muzikor i radhës do të ishte klipi muzikor i këngës “L0ve Again”.

Ajo sot ka postuar imazhe ku shihet në prapaskena të xhirimeve të klipit teksa shfaqet me veshje të ndryshme dhe me pjesëtarë të ekipit.

 

Kënga po pëlqehet shumë nga fansat e këngëtares dhe deri më tani ajo ka grumbulluar 10 milionë klikime brenda dy ditësh.

Këngën dhe klipin mund ta shihni përmes link-ut më poshtë.