Dua Lipa publikon foton e dronit ‘Autochtonous’ që zbriti në Beograd si kundërpërgjigje për ‘Apple’

Dua Lipa ka bërë një postim sërish lidhur me përkatësinë shqiptare, por kësaj radhe në një mënyrë epike.

Këngëtarja nga kryeqyteti i Kosovës, ka shpërndarë në profilin e saj në Twitter foton e dronit ‘Autochtonous’ i cili ishte shpalosur në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Dhe në foton e publikuar ka shkruar edhe kuptimin e ‘Autochtonous’, duke vazhduar kështu fushatën për vendosjen e Kosovës si shtet në vete.

“Au-toch-tho-nous- mbiemër i një banori të një vendi autokton, ndryshe nga një migrant apo kolonist” shkruan Lipa në postimin e bërë.