Dua Lipa provon qebapin, në mes të New York-ut

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka publikuar në Instagramin e saj një foto nga New York, duke ngrënë qebap, në një restorant tradicional shqiptar.

“Duhet të vija në Bronx për qebapin më të mirë shqiptar në New York”, shkruan Dua në foton e publikuar në Instagram, ndërs më pas përmes një fotoje familjare falenderon fotografin Fadil Berisha që i ka sugjeruar pikërisht rstorantin shqiptar “Çka ka qëllu” për të ngrënë ushqim tradicional.

Në fakt, restoranti “Çka ka qëllu” është ndër restorantet më të famshme shqiptare i hapur në New York nga emigrantët shqiptarë. Për të ka shkruar dhe kritiku gastronom dhe redaktori kolonës ‘Gatimi’ i ‘New York Times Magazine’, Pete Wells.