Dua Lipa në 15 vjetorin e Pavarësisë, thekson rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë të ngrisë zërin kur bëhet fjalë për Kosovën.

Kosova sot feston 15 vjetorin e saj, dhe pikërisht në këtë ditë, Dua ka vendosur që të rikthej vëmendjen te rëndësia e liberalizimit të vizave, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet kampanja e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lërë të lirë)”.

Në postim tutje thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.

Ndryshe, Dua Lipa dhe Rita Ora, tregojnë gjithmonë me krenari se prejardhja e tyre vjen nga Kosova./Lajmi.net/