Dua Lipa mori vëmendjen me dukjen në festën e ditëlindjes së 25-të

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ditën e djeshme i ka mbushur 25 vite jetë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka festuar në Kaliforni së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Dua e ka rrëmbyer vëmendjen me dukjen ndërsa me ndjekësit i ka ndarë disa imazhe nga festa e mbrëmshme.

Bukuroshja shqiptare pamjen e kompletoi me take të zeza e flokë të kapura, ku falë dizajnit asimetrik të fustanit vuri në pah edhe tatuazhet e shumta.

Ndërkaq, Lipa javë më parë udhëtoi drejt Los Angeles për të qëndruar më afër të dashurit të saj./Lajmi.net/