Dua Lipa mëson moderatorin e “Late Night” të shajë shqip

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk harron asnjëherë ta përmend prejardhjen e saj kudo në botë.

Në çdo emision ku ajo është e pranishme, flet për Kosovën dhe kosovarët.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin Late Night.

Gjatë emisionit ajo ka treguar për të sharën e saj të preferuar në gjuhën shqipe.

“Ta q**** nonën”, tha Dua Lipa në shqip dhe ia përkthen moderatorit.

Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.