Dua Lipa merr pasaportën shqiptare nga Edi Rama

Dua Lipa po qëndron në Shqipëri për shkak të koncertit të sotëm i cili mbahet në Tiranë.

Ditën e djeshme ajo ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, ajo u takua edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, para të cilit e dha betimin e shtetësisë.

Ndërsa sot, Dua ka nisur ditën me një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ndau fotografi përkrah Duas, i cili edhe ia dhuroi pasaportën e shtetit shqiptar, teksa edhe një herë konfirmoi performancen e saj në Sheshin “Skënderbej”.

“Mirëmëngjesi dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama në postimi./Lajmi.net/