Dua Lipa ka një njoftim jo edhe të mirë për fansat në lidhje me turneun e saj për dy muaj

Dua Lipa, ndau një fotografi derisa zbuloi datat e koncerteve, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, këngëtarja shkroi në përshkrimin e postimit se i duhet ta ndërprej këtë turne ende pa nisur.

“Unë jam plotësisht e thyer nga zemra që nuk jemi në gjendje të vazhdojmë me turneun tim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropiane këtë shtator dhe tetor”, shkroi ndër të tjera Dua duke mos zbuluar arsyen e kësaj.

Tutje, vazhdoi: “Ju lutemi mbani biletat tuaja, pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara”.

Postimi i plotë i këngëtares:

Unë jam plotësisht e thyer nga zemra që nuk jemi në gjendje të vazhdojmë me turneun tim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropiane këtë shtator dhe tetor. Ju lutemi mbani biletat tuaja, pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Mezi pres të kthehem në skenë dhe të ribashkohem me të gjithë ju dhe gjithashtu kam shtuar edhe më shumë data, të cilat dalin në shitje këtë javë. Dashuri, Dua./Lajmi.net/