Dua Lipa e uron vjehrrën me rastin e ditëlindjes

Dua Lipa e ka publikuar një foto me vjehrrën e saj, nënën e Anwar Hadid.

Pranë postimit ajo ka vendosur që t’ia urojë ditëlindjen edhe publikisht.

“Gëzuar ditëlindjen për këtë supergrua”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë në të cilën shfaqet e lumtur pranë vjehrrës.

Kujtojmë se Dua po shijon lidhjen e dashurisë me Anwar Hadid dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.