Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po përgatiten për martesën e tyre këtë verë, duke planifikuar një ceremoni të vogël dhe intime, larg vëmendjes së madhe publike.
Sipas raportimeve të medieve britanike, çifti ka vendosur tashmë një datë për dasmën, por dëshiron që gjithçka të mbahet sa më private.
Për këtë arsye, lista e të ftuarve do të jetë e kufizuar dhe disa nga miqtë e tyre të famshëm mund të mos jenë të pranishëm, shkruan The Sun.
Mes emrave të njohur që njihen si miq të këngëtares janë Elton John, Olivia Dean, Mark Ronson, Donatella Versace dhe Charli XCX, por jo të gjithë pritet të marrin ftesë.
Burime pranë çiftit tregojnë se edhe disa persona që prisnin të merrnin ftesa shtesë janë njoftuar se numri i të ftuarve do të jetë shumë i kufizuar.
Sa i përket vendit të dasmës, çifti ka shqyrtuar disa destinacione, përfshirë Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, me mundësinë që ceremonia të zhvillohet në Itali.
Dua Lipa dhe Callum Turner e bënë publike lidhjen e tyre në fillim të vitit 2024, pak javë pas ndarjes së saj nga regjisori francez Romain Gavras.
Fejesa u konfirmua më vonë në një intervistë për revistën British Vogue, ndërsa çifti është njohur fillimisht në festën e ditëlindjes së një miku të përbashkët.






