ShowBiz Dua Lipa arrin të marrë iPhone 17 Pro ngjyrë portokalli përpara se...

Dua Lipa arrin të marrë iPhone 17 Pro ngjyrë portokalli përpara se të dalë në treg

Dua Lipa ka ndezur rrjetin me një fotografi të re ku shfaqet duke mbajtur në dorë modelin më të ri të Apple – iPhone 17 Pro në ngjyrën unike “cosmic orange”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte ndër të parat që u pa me Iphone, duke lënë fansat të habitur: “Si e mori kaq shpejt?”.

Në një kohë kur prezantimi i serisë së re iPhone 17 sapo është bërë dhe para-porositë nisin vetëm këtë të premte, më 12 shtator, videoja e artistes shqiptare me edicionin e ri ka pushtuar rrjetet sociale.