Dronët e Iranit godasin rafinerinë e naftës në Arabinë Saudite

Dy dronë që synonin rafinerinë Ras Tanura të Arabisë Saudite u kapën dhe u shkatërruan, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes saudite, Turki Al-Malki, i cituar nga televizioni shtetëror Al Ekhbariya.

Zyra e medias e Aramco-s ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi sulmin, transmeton Klankosova.tv.

Rafineria është një nga më të mëdhatë në Arabinë Saudite dhe ka një kapacitet prej 550,000 fuçish në ditë.