Drogba shpreson të zgjedhet kryetar i Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, premton ‘epokë të re’

Didier Drogba po synon postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë.

Ish-sulmuesi i Chelsea, Drogba do t’i futet garës për të parin e futbollit të Bregut të Fildishtë.

Ikona e futbollit shpreson ta marrë këtë post dhe ai ka premtuar se do ta fus futbollin e Bregut të Fildishtë në një epokë të re, nëse arrin ta fitojë postin.

“Mendoj se i kam të gjitha gjasat që t’i fitoj këto zgjedhje. Prioriteti im pas fitores do të jetë uniteti, sepse Bregu i Fildishtë është i ndarë”, ka thënë Drogba, transmeton lajmi.net.

“Pas 23 prillit, një epokë e re do të nis për futbollin e Bregut të Fildishtë”, shtoi ai.

Dy kundërshtarët e Drogba në garën për president të Federatës së Futbollit janë Idriss Diallo dhe Sory Diabate.