“Droga në Krushevë”, Spasovski: Nuk do të kërkojë dorëheqjen e zv/ministrit Bushi

-Njeriu që e ka bërë këtë duhet të shkojë në burg, dhe besoni nëse fillojmë tani të kërkojmë përgjegjësi politike për familjarë më të largët ose më të afërt për atë çfarë bëjnë…dorëheqje duhet të kërkohet nëse dikush ka tentuar të fsheh diçka, nëse ka tentuar të shpëtojë dikë nga përgjegjësia. Në këto kushte kjo nuk do të ndodhë, kështu u përgjigj ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur nëse do të kërkojë dorëheqjen e zëvendësministrit Nazim Bushi, pas përfshirjes së një familjari të tij në aksionin anti-drogë në Krushevë, raporton Alsat.

“Procedurat po rrjedhin. Në pjesën e hetimeve, unë nuk mundem të jap më tepër detaje në lidhje me hetimin, për shkak se thash disa herë se hetimi nuk mund të zhvillohet nëpër mediume. Përgjegjësi do të marrë çdokush që ka kryer shkelje, çfarëdo vepre penale nga ky aksion dhe nga çdo lloj aksioni tjetër që do të vijojnë, do të shihni se nuk ka seleksionim. Askush nuk do të kursehet në bazë të asaj që është i afërm i dikujt, në parti politike të dikujt, i afërt me dikë, ose në çfarëdo baze tjetër”, tha ministri Spasovski.