Driton Sulejmani nga Kumanova, drejtori që e tetë fishoi buxhetin e institucionit që drejton

Driton Sulejmani është emëruar drejtor në Muzeun e shekncave natyrore para rreth një viti. Edhe pse periudha nuk është shumë e gjatë, ai ka arritur që të tetë fishojë buxhetin e këtij institucioni, nga 40 mijë denarë sa e ka gjetur, në 320 mijë denarë. Ajo që është edhe më e rëndësishme, në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë, Sulejmani ka arritur brenda këtij viti të ngrisë përfaqësimin adekuat në 25 për qind.