Në kuvendin e Malit të Zi është duke vazhduar seanca parlamentare, e cila si pikë të rendit të ditës ka votimin ose jo të një mocioni mosbesimi për rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiq.
Atë e inicio zëvendësi i tij, Dritan Abozoviq, i cili pretendon krijimin e një qeverie të pakicës.
Megjithatë, ky të premten nuk tha se asaj do ti pri vetë, po u shpreh se ka kohë deri në diskutimin e kësaj çështjeje.
Pro një qeveri të pakicave, siç e propozoi Abazoviq, u deklarua deputeti shqiptar Fatmir Gjeka.
Politikani shqiptar Dritan Abazoviq në bashkëpunim me kryeministrin Zdravko Krivokapiq, qeverisën bashkë rreth 1 vjet e 2 muaj.




