Këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘SHOK Podcast’ me Fis Junikun.
Ajo ka folur për fillimet e karrierës e deri në ngjarjet e fundit, të cilat i ka bërë publike.
Artistja vetëm pak javë më parë zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës në familje, madje duke sjellë edhe fotografitë si dëshmi.
Foto: Screenshot/YouTube
Teksa po bënin një bisedë, ajo tha se shqiptarët nuk kanë akoma traditë divorci.
Duke përmendur këtu disa faktorë dhe se një gjë e tillë nuk pranohet nga meshkujt.
Foto: Screenshot/YouTube
“Një gjë që është tek ne, plus po flas për trojet në përgjithësi ballkanike shqiptare special që ne akoma nuk kemi traditë divorci. Nuk e pranojnë meshkujt divorcin. Shumë është e vështirë në përgjithësi partnerët, nuk kemi akoma”, u shpreh ajo.
Këngëtarja theksoi: “Janë shumë faktorë që nuk janë të rregulluar në përgjithësi, është çështja e pasurisë, e rrethit, çfarë do të thotë halla, tezja, mixha e kështu me radhë. Mandej është pasuria, çështjet e tjera, fëmija etj etj”.
Drenusha krejt në fund për zhvillimet e fundit tha: “Qëllimi im nuk ka qenë asnjëherë me arrit deri në këtë pikë”.