Drejtuesit e Man Cityt në negociata për blerjen e klubit Sparta e Moskës

Mediumi baza raporton, se CFG ka nisur negociatat fillimisht për blerjen e 20 për qind të klubit, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit ishin në ndeshjen e fundit të Spartës ndaj Rostov, ku nuk bënë ndonjë ofertë zyrtare.

Sugjerohet që në fillim CFG të bëjë ofertë për blerjen e 3-5 për qind të klubit, ndërkohë pastaj do shkojë deri në 20 për qind.

Para Spartës së Moskës, CFG zhvilloi bisedime për blerjen e klubit rus, FC Ufa, por negociatat dështuan, pasi nuk u arrit ndonjë marrëveshje.