Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, ministri i Financave, Fatmir Besimi, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, drejtori ITSHKSH-së, Skender Hasani dhe përfaqësues tjerë të BDI-së, kanë vendosur sot lule para përmendores së Hasan Prishtinës në Shkup, shkruan gazeta LAJM. Më pas Ahmeti ka marrë pjesë në Tribunën tematike: “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”, nën organizim të ITSHKSH-së dhe Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive./Gazeta LAJM





