Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, Emilio Butragueno ka folur rreth transferimeve të mundshme të klubit mbretëror në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Real Madridi ishte relativisht aktiv në këtë afat kalimtar duke kryer pesë transferime: Jude Bellingham, Arda Guler, Joselu, Fran Garcia dhe Kepa Arrizabalaga.
Të mërkurën, pati një zë që thuhej se Real Madrid do të nënshkruante me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.
Megjithatë, kjo nuk duket gjë tjetër veçse spekulime tani. Gjithçka tregon se nuk do të ketë nënshkrime surprizë në 24 orët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Është vet Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, Butragueno, i cili ka konfirmuar një gjë të tilë.
“Jemi të kënaqur. Skuadra është e kompletuar”, ka thënë për Butragueno për mediat spanjolle.




