Sot, në poligonin ushtarak në Krivollak, u zhvillua aksioni për shaktërrimin e 1600 copë granata, nga gjithsej 12.300 copë, sasia më e madhe e granatave të pashpërthyera të gjetura deri më tani në RMV, që datojnë nga Lufta e Parë Botërore.
Organizatorë i këtij aksioni ishte Drejtoria për mbrotje dhe shpëtim, e cila përmes deminuesve të saj u angazhua për gjetjen, largimin, transportimin dhe shkatërrimin e tyre nën masa dhe protokole të sigurisë, duke u kujdesur edhe për ruajtjen e ambientit jetësor.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për mbrotje dhe shëptim, Dr. Bekim Maksuti, iu drejtua të pranishmëve duke thënë: “ Në këtë kontekst, detyra e Drejtorisë për mbrotje dhe shëptim, sipas ligjit për mbrotje dhe shëptim nga mjetet vrasëse të pashpërthyera dhe mjeteve tjera shpërthyese, përfshin kërkim, detektim, shkatërrim në vendngjarje, nëse këtë e lejojnë kushtet, ose transprotimi i tyre në një lokacion të caktuar, pastaj shpërthimi i tyre, për çka nevoitet respektimi i masave të caktuara të sigurisë.”
Duke i falenderuar për punën e deminuesve, Maksuti theksoi:” Me këtë rast, dua të theksoj se puna e punonjësve tanë vlersohet lartë dhe vlenë shumë. Prandaj, Qeveria ka sjellë vendim që t`i shpërblej 7 Deminues të Drejtorisë për mbrotje dhe shpëtim me nga një pagë mujore shtesë, prej 30.00 denarëve, si rezultat i angazhimit të tyre të veçant për zbulimin, largimin dhe shkatërrimin e granatave të pashpërthyera, të cilat u gjetën më 27 Tetor në afërsi të stadiumit të qytetit të Manastirit.”
Ai gjithashtu, falenderoi bashkëpunbimin me Ministrinë e Mbrotjes dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme si pjesë e rëndësishme për realizimin e këtij aksioni.
“Dëshiroj t`i faleminderoj përfaqësusesit e mediumeve, të cilët me qasjen e tyre objektive, në mënyrë profesionale kanë informuar qytetarët dhe mundësuan që kjo ngjarje të marrë kujdesin e merituar” – përfundoi fjalimin e tij drejtori i DMSH-së, Dr.Bekim Maksuti.