Ylli francez, që nga vera e kaluar vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid. Kontrata e tij me PSG nuk është rinovuar akoma dhe kjo lë gjithçka në një udhëkryq.
Lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe drejtori sportiv i PSG, Leonardo.
“Çfarë të themi për Mbappe. Kylian është i frikshëm. Ai është ndryshe, unik”, ka thënë Leonardo, transmeton lajmi.net.
“Epo, ju e dini çfarë duam ne… mbetet të shihet”, shtoi ai.
Mbappe ndërkohë vazhdon të shkëlqejë te skuadra e PSG, dhe po gjen një bashkëpunim të mirë me Lionel Messi.
Thuhet se PSG i ka ofruar një kontratë që e bën lojtarin më të paguar. Akoma nuk dihet cila do të jetë e ardhmja e tij.