Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka konfirmuar bisedimet me Chelsean për të blerë Romelu Lukakun plotësisht, ndërsa oferta e Manchester Unitedi për Andre Onana ka thënë se nuk pasqyron pritshmëritë e klubit.
Nën-kampioni evropian po përjeton një verë të nxehtë, pasi ka larguar shumë lojtarë shkaku i skadimit të kontratave, ka shit Marcelo Brozovicin, teksa ka blerë Marcus Thuram dhe ka rinovuar me Alessandro Bastoni dhe Hakan Calhanoglu.
Megjithatë, Interi tani ka disa prioritete të reja, si sigurimi i Lukakut në një transferim të përhershëm nga Chelsea pas huazimit të tij fillestar dhe zbulimi i asaj që do të ndodhë me portierin Onana.
“Nuk më pëlqen të flas për kohën, por për idetë. Lukaku është një ide e jona, por ai është një lojtar në pronësi të Chelseat. Bisedimet nuk u ndalen kurrë me ta, e dimë se ai nuk mund të na jepet për një sezon të dytë në huazim, kështu që po vlerësojmë nëse është e mundur ta blejmë atë plotësisht”, ka thënë fillimisht Ausilio.