Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec lë punën për të shkuar në Gjermani

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit do ta lirojë vendin e punës.

Kjo për shkak se i njëjti ka vendosur ta vazhdojë jetën në Gjermani.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Për gjashtë muaj në këtë pozitë, Kujtimi ka dëshmuar se është një koleg dhe bashkëpunëtor i mirë, e me kontributin e çmueshëm që ka dhënë si dhe me punën e përkushtuar që ka treguar, jam i bindur se, ai i ka kryer mirë dhe me nder detyrat dhe shërbimet ndaj qytetarëve në kuadër të përgjegjësive të tij, për çka unë e falënderoj sinqerisht dhe i uroj atij mbarësi dhe suksese në të ardhmen. Kërkesa për lirim nga kjo pozitë ka të bëjë me arsye familjare dhe profesionale të Kujtimit, i cili ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani”, shkroi Latifi./21Media