Drejtori i përgjithshëm i Interit: Ne po përpiqemi të nënshkruajmë me Lukakun dhe Dybala

MILAN, ITALY - JULY 26: Juventus CEO Giuseppe Marotta attends the Serie A 2018/19 Fixture unveiling on July 26, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta ka folur në lidhje me transferimin e Romelu Lukakus dhe Paulo Dybala.

Interi janë duke punuar për transferimin e Lukakus dhe Dybalas.

Sulmuesi belg nuk është i kënaqur në ‘Stamford Bridge’, andaj ka kërkuar rikthimin te ‘Nerazzurrët’.

Dybala në anën tjetër, është një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Juventusin.

Të dy këta futbollist janë të lidhur me një transferim te Interi.

E, këtë e ka pranuar edhe drejtori i përgjithshëm, Marotta, duke thënë se po përpiqen të nënshkruajnë me dyshen.

“Ne po përpiqemi të nënshkruajmë me Lukakun dhe Dybala, kjo varet edhe nga situata financiare”, tha ai përcjell lajmi.net.

Tutje, Marotta gjithashtu tregoi se cilët janë afrimet e tyre të sigurta.

“Mund të konfirmoj se kemi nënshkruar me André Onanën dhe Henrikh Mkhitaryan si transferim të lirë, të dyja marrëveshjet janë përfunduar”, tha ai.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje për Lukaku dhe Dybalan.