Drejtori i Leipzig: Nkunku do të jetë lojtari ynë sezonin tjetër

Drejtori i Leipzig, Oliver Mintzlaff tregon se Nkunku do të qëndroj në ‘Red Bull Arena’.

Christopher Nkunku është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj periudhë, kjo për shkak të formës së mirë që ai po kalon në Gjermani.

Shumë ekipe janë vënë pas tij, por drejtori i Leipzig, Oliver Mintzlaff, ka mohuar se ata do ta shesin lojtarin.

“E kam thënë edhe më parë dhe do ta them sërish – Nkunku do të jetë lojtari ynë sezonin e ardhshëm”, tha Mintzaff për ‘SkySport’.

Ky nuk do të aspak lajm i mirë për Arsenal, Inter dhe Manchester United, pasi të tre gjigantët evropian kanë shfaqur interesim për francezin.

Nkunku i cili ka shënuar 17 gola në 30 paraqitje në Bunndesligë me Leipzig, ka kontratë me ekipin gjerman deri në qershor të vitit 2024.