Drejtori i Fondit Shëndetësor ka dhënë dorëheqje nga funksioni

Drejtori aktual i Fondit Shëndetësor, Den Donçev ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase.
Sipas arsyetimit ai funksionin e braktis për arsye shëndetësore dhe familjare.
Burime nga Qeveria nuk mund të konfirmojnë nëse dorëheqja e tij do të shqyrtohet dhe pranohet në seancën e sotme qeveritare.