Drejtori i Fiorentinës: Nuk do transferojmë Iscon

Është raportuar në javët e fundit që spanjolli mund t’i bashkohet klubit italian, derisa problemi kryesor mund të jetë vetëm paga, transmeton lajmi.net.

 

Sidoqoftë, drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade ka konfirmuar se nuk do transferojnë Iscon, duke u shprehur se nuk ia njohin as agjentët.

“Nuk do transferojmë Iscon, në asnjë mënyrë. As nuk i njohim agjentët e tij”.

 

Ndërkohë, Isco pritet të largohet në verë si agjent i lirë nga Real Madrid, skuadër që ka vendosur të mos i vazhdojë kontratën.