Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, me Covid-19

Drejtoresha e Spitalit të Qytetit në Kumanovë, Snezhana Zaharieva ka rezultuar pozitiv në testin për CoVid-19. Informacionin e ka kumtuar në profilin e saj në Facebook duke potencuar se pas 5 muajve betejë, imuniteti i saj është rënduar dhe si pasojë është infektuar nga virusi.