“Drejtësi për Shqipërinë”, rrjeti “shpërthen” në komente pas dështimit në “Eurovision”

Njerëzit kanë shpërthyer në komente pasi këngëtarja shqiptare Ronela Hajati nuk do të jetë pjesë e finales së “Eurovision 2022”.

Kënga e saj “Sekret”, nuk ia doli të kualifikohet për në natën e finale të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Torino, shkruan lajmi.net.

Projekti i Ronela Hajatit është njëra ndër këngët më të pëlqyera në ‘Youtube’, por ëndrra e saj u shua në gjysëmfinale.

Në faqen e “Eurovision” në ‘Instagram’ me mijëra komente kanë vërshuar nga ndjekësit ku kërkohet drejtësi për vendin tonë.

Jo vetëm shqiptarët por edhe të huajit janë të mendimit se Ronela meritonte finalen dhe se organizatorët “ia kanë futur”.

“Drejtësi për Shqipërinë”/ “Ia futët Shqipërisë”/ “Shqipëria meritonte finalen”/ “Ku është Shqipëria” janë komentet mbizotëruese në çdo postim dhe numërojnë me qindra pëlqime brenda pak minutash çka nënkpton se shumë njerëz janë dakord me këtë.