Shkruan: Naser Pajaziti
Gjykatësit e Kushtetueses sot zgjodhën taktikën e radhës, të gjoja “dëgjimit të ekspertëve dhe palëve politike”, një lojë që vetëm sa e mban pezull këtë çështje jetike.
Në vend të një zgjidhjeje përmbyllëse, çështja futet në labirinthe pa fund, ku epilogu është i pasigurt dhe shtrohet pyetje kur do i teket sërish për ta rikthy teatrin!
Vendimi i sotëm nuk bën gjë tjetër veçse blen kohë dhe krijon kushte që tema të shfaqet sërish si një “bombë” kur dikujt i intereson. E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe nuk mund të trajtohet si një objekt manipulimi.
Lëshimi i nivel të debatit midis partive dhe ekspertëve është blerje kohe dhe nuk sjellë asgjë. Jemi dëshmitarë të përvojave të kaluara!
Kjo çështje nuk mund të jetë peng i asnjë partie apo interesave të ngushta politike, sidomos atyre që i kemi parë se çfarë krime kanë bërë në emër të drejtësisë.
Si gjithmonë, edhe në këtë rast nevojitet një dorë e fuqishme ndërkombëtare për të zgjidhur një herë e mirë këtë padrejtësi.
Me 30% të popullsisë shqiptare në vend, nuk mund të ketë as tallje dhe as mohime për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe.
Taktizimi i radhës është dëshmi tjetër e gjendjes katastrofale të sistemit gjyqësor, që ka humbur besimin e qytetarëve, dhe këtë e kanë alarmuar organizata dhe institucione si BE dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, që këtyre ditëve i dha goditjen atyre që bën krim dhe pazare të pista me drejtësinë!