Drecun: “Kosova do të përpiqet që përmes targave t’ia imponojë njohjen Serbisë”

Beograd, 12. juna 2021.- ARHIVSKA FOTOGRAFIJA OD14. marta 2017 - Predsednik skupstinskog Odbora za Kosovo i Metohiju Milovan Drecun kaze da zabrinjava proces transformacije tzv. kosovskih bezbednosnih snaga u tzv. vojsku Kosova kada je rec o bezbednosti srpskog naroda na KiM. On je za Tanjug rekao da kosovske bezbednosne snage cija trenasformacija traje vec trecu godinu zapravo treba da budu iskljucivo civilna organizacija, neka vrsta civilne zastite, a ne naoruzana vojna formacija i navodi da ce se proces transformacije u tzv. vojsku Kosova odvijati u tri etape. FOTO TANJUG / DRAGAN KUJUNDZIC / nr

Nga e hëna, regjimi me letra ngjitëse në targa është aplikuar mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të marrëveshjes së arritur më 30 shtator në Bruksel.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, deklaroi për RTS se ende nuk është kërkuar një zgjidhje përfundimtare për target dhe se siç tha ai “Prishtina do të përpiqet t`ia imponojë Beogradit që ta njohë pavarësinë e Kosovës”, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë, sipas tij, “në lojën politike do të prezantohet çështja e recirpocitetit”.

“Një zgjidhje përfundimtare për targat dhe zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes duhet kërkuar, dhe kjo është puna e Grupit Punues që do të formohet deri në fund të muajit, siç ishte planifikuar, dhe që duhet të gjejë një zgjidhje në gjashtë muajt e ardhshëm “, tha Drecun, transmeton Klankosova.tv.