Lideri i partisë serbe Lëvizja për Përtrirje Serbe (SPO) dhe shkrimtari Vuk Draškoviq për “Kurir Tv”
“Pothuajse gjithçka që tha ishte një gënjeshtër e madhe”, ja këto janë dëshmitë:
KURIR TV: Sot do të bëhet një vit nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Çfarë lëvizjesh priten në muajt në vijim dhe nëse pas vizitës së presidentit amerikan Joseph Biden në Kiev dhe Poloni, si dhe fjalimit te presidentit rus Vladimir Putin, a po i duket fundi këtij konflikti?
Drashkoviq: Vladimir Putin i përmbahej rreptësisht strategjisë së ideologut të tij Alexander Dugin se gënjeshtra janë armë magjike. Dhe pothuajse gjithçka që ai tha, bazohej në gënjeshtra. Gjëja e parë që ai tha, ishte se ukrainasit janë nazistë dhe se ata po realizojne aksion për një lloj denacifikimi të Ukrainës – tha Drashkoviq, duke bere me pastaj një krahasim midis Vladimir Putinit dhe Adolf Hitlerit:
“Hajde me radhë të shohim se kush vepron në të vërtetë nga pozicionet naziste.
– Viti 1938, Hitleri thotë: Austria është një gabim historik që duhet ta eliminojmë!
– Viti 2022, Putin thotë: Ukraina është një gabim historik që ne duhet ta eliminojmë.
– Hitleri tha në vitin 1938: Ne nuk pushtojmë, ne vetëm mbrojmë dhe bashkojmë botën gjermanike, gjermane. – Putin 2022: Ne po udhëheqim një aksion për mbrojtjen dhe bashkimin e botës ruse.
Kush po vepron këtu nga pozicionet e Hitlerit?, pyet Vuk Drashkoviq.
Shkrimtari serbe Drashkoviq nuk mund të habitet që kundërshtari më i madh i nazizmit e ka perqafuar tani atë ideologji.
“Kur Goebbels, thoshte se gjermanët ishin një super-komb, super-njerëz, një racë ariane, ai nuk mund ta imagjinonte se regjimi i njerëzve që bënë sakrificat më të mëdha për të mposhtur të keqen më të madhe në botë, të quajtur nazizmi, do të dale nje dite me idenë për ta përsëritur atë, por që ato karakteristika të racave ariane t’i atribuohen popullit rus – beson Drašković.
Më pas ai vazhdoi me analizën e fjalimit të fundit të presidentit rus Vladimir Putin.
– E pavërteta e dytë e madhe e Putinit është se Ukraina së bashku me Perëndimin, e sulmuan Ukrainën dhe se ata po bëjnë një luftë mbrojtëse, me qëllim vendosjen e paqes! Le të shohim se çfarë thonë faktet e pakundërshtueshme: Në vitin 1994, Ukraina u bë anëtare e OKB-së, një vend i pavarur dhe një fuqi e madhe bërthamore. Në Budapest u nënshkrua një memorandum, sipas të cilit, Ukraina i jep Rusisë potencialin e saj bërthamor dhe në këmbim ata i garantojnë me firmat e Perëndimit, se Rusia do të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, brenda kufijve të saj në atë kohë, ku përfshihej Krimea. Duke rrëmbyer potencialin bërthamor të Ukrainës, regjimi i Vladimir Putin shkoi në një drejtim tjetër, pas vitit 2007”, eshte shprehur Drashkoviq.
Është e qartë se kush vepron këtu nga POZICIONET NAZISTE!
Ish-shefi i Diplomacisë serbe Vuk Drashkoviq, me kete rast ka permenduar nje moment kyç që në fakt nisi luftën ruso-ukrainase.
Drashkoviq: “Shtatë vjet më vonë, në 2014, shumica dërrmuese e njerëzve në Serbi, besojnë se Ukraina filloi një lloj aksioni gjenocidal kundër rusëve në rajonin lindor ukrainas Donbas. Dhe më pas në Maidan (shesh në Ukrainë), njerëzit u revoltuan sepse presidenti pro-rus shkeli (nuk e mbajti fjalen) premtimin e tij dhe refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen për rrugën evropiane të Ukrainës. Askush nuk e përmendi NATO-n, përveçse në kontekstin që Ukraina nuk mund të bëhet anëtare. Përgjigja ndaj protestës në Maidan, ishte se Rusia pushton territorin e Ukrainës me ushtrinë e saj, drejton shpalljen e dy provincave të pavarura të Luganskut dhe Donjeckut. Rusia armatosi popullsinë vendase te ketij rajoni Ukrainas dhe kreu një agresion kundër Ukrainës. Pikerisht nga ky rajon, një raketat e shkrepur rrëzoi një aeroplan malajzian, me çrast 300 udhatarë e humben jeten. Pas kesaj sigurisht se filloi një luftë nga ana e autoriteteve ukrainase, për të shuar rebelim e mbështetur nga Rusia ne territorin e Ukraines. as kesaj u nenshkruan disa marreveshje dhe me ne fund në vitin 2022, Putin nisi agresionin e hapur kunder Ukrainës”, ka thene nder te tjera lideri i SPO’se dhe shkrimtari serb Vuk Drashkoviq.