Dramë në ‘Wanda Metropolitano’ – Atletico shënon dy herë në minutat shtesë dhe përmbys Valencian

Rojiblancos realizuan një përmbysje spektakolare në ‘Wanda Metropolitano’, duke mposhtur Valencian 3:2, kur ishin në disavantazh 0:2, shkruan lajmi.net.

Valencia shënoi dy gola në pjesën e parë, me Musah në minutën e 25’ dhe Duro në minutën e 44’.

Dy gola epërsi dukeshin sikur i kishin dhënë goditje fatale Atleticos, por madrilenët reaguan mirë në pjesën e dytë.

Përmbysjen e nisi Cunha me golin e mintuës së 64’, kurse spektakli ishte rezervuar për minutat shtesë.

Angel Correa shënoi në 90+1’, kurse Hermoso në 90+3’ i dha flakë stadiumit të Atleti.

Atleti numërojnë tashmë 36 pikë dhe mbajnë pozitën e katërt në tabelë. Valencia mbetet me 29 pikë në pozitën e 9-të.