Dramë në SHBA, numri i të vdekurve nga koronavirusi kalon 11 Shtatorin

Si pasojë e koronavirusit në SHBA kanë humbur jetën deri më tani 3,402. Ky bilanc është edhe më i lartë se ai i shkaktuar nga sulmi terrorist i 11 shtatorit të vitit 2001. Si pasojë e sulmit terrorist që ndodhi në SHBA më 11 shtator humbën jetën 2,996 persona.

Ndërkohë, numri i personave të konfirmuar me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në vend është 10,962. Kjo bën që numri total i të prekurve të rritet në 174,750. Nga të gjitha këto, 165,133 mbeten raste aktive.

Vetëm brenda ditës në SHBA kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 261 persona.

SHBA-të mbajnë vendin e parë në botë sa i përket numrit të personave të infektuar ndërsa vendi me më shumë viktima si pasojë e Covid-19 mbetet Italia me 12,428 të vdekur. /abcnews.al/