Drake u detyrua të anulonte shfaqjen e tij të shumëpritur në “Young Money Reunion” pasi rezultoi pozitiv për COVID-19.
Krijuesi i hitit të “God’s Plan” do të ndante skenën me Nicki Minaj dhe Lil Wayne të hënën mbrëma në qytetin e tij të lindjes, Toronto, Kanada.
Drake ua dha lajmin e keq fansave në një postim në InstaStory, duke thënë se doli pozitiv për virusin.
Foto: Screenshot/Instagram
Reperi 35-vjeçar premtoi se do ta riplanifikonte shfaqjen në “datën më të shpejtë të mundshme”.
“Deri atëherë, shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm, ju dua të gjithëve”.





